E Premte, 6 Nëntor 2026

I dënuar për drogë në Itali, i sekuestrohen 300 000 euro pasuri në Tiranë

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Policia Tiranës njoftoi sot se ka sekuestruar pasurinë e shtetasit të Gj. (Sh.), Ll dhe familjarëve të tij,  me vlerë rreth 300.000 euro.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, këto pasuri dyshohet se kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasit Gj. (SH). Ll, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafik narkotikësh.

“Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gj. (Sh.), Ll., 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij”, bën të ditur Policia e Tiranës.

“Në zbatim të këtij vendimi  u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë”, përfundon njoftimi.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›