E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuar per moskallezim, kapet per mashtrim

Nje i kerkuar, per vepren penale te vjedhjes me ane te mashtrimit, eshte arrestuar mengjesin e djeshem nga agjentet e krimit ekonomiko-financiar ne Tirane. Bujar Brahaj, 23 vjec, nga Tropoja, eshte kapur ndersa fshihej ne Tirane prej disa muajsh, nderkohe qe ndaj tij ishte kryer nje denoncim per vjedhje nepermjet mashtrimit per nje borxh te pashlyer. Burime zyrtare thane se aksioni eshte kryer nga policia e Komisariatit nr. 2, ndersa i riu iu dorezua kolegeve te Drejtorise se Policise se Lezhes, ku ishte kryer edhe denoncimi. Mesohet se Brahaj ka qene nje here i denuar me pare per vepren penale te moskallezimit te krimit. Kerkimi per 23-vjecarin ishte kryer qe prej 27 dhjetorit te vitit te kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›