E Enjte, 5 Nëntor 2026

I dënuar për vjedhje dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet në Don Bosko shqiptari me dy emra, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Tiranë. Në pranga ra 46-vjeçari me dy emra Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj.

Ai u arrestua në rrugën “Don Bosko” gjatë operacionit të koduar “Wanted 5”, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

46-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit Ankona, Itali, me 5 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›