E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Apeli shtyn vendimin për Ilir Selmanin, më 17 korrik pritet “fjala e fundit”

Apeli shtyn më 17 korrik shpalljen e vendimit për Ilir Selmanin, në rast se do të lërë apo jo në fuqi vendimin e dhënë më herët për dënimin e tij me 28 vite burg.

Çështja në shkallën e dytë të gjyqësorit është rikthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Ilir Selmani prej pak javësh ka dalë nga qelia dhe mbahet në masën e arrestit në shtëpi me mbikëqyrje policore.

Selmani është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për përfshirje në ekzekutimin e Santiago Malkos më 19 gusht 2019, një ngjarje që u lidh nga hetimet me përplasjet mes grupeve kriminale.

Ai u lirua pak kohë më parë nga masa e paraburgimit dhe u vendos në arrest shtëpie për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›