E Diel, 1 Nëntor 2026

I dërguari i BE viziton Prishtinën, Sorensen takohet me Kurtin dhe Osmanin, pas Kosovës shkon në Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi ka mbërritur në Prishtinë këtë të mërkurë për takime me  udhëheqësit politikë .

Peter Sorensen u prit fillimisht nga kryeministri në detyrë Albin Kurti në ndërtesën e qeverisë. Më pas ai u takua me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Më vonë gjatë ditës, i dërguari europian do të bisedojë edhe me liderët e opozitës.

Vizita e tij në Prishtinë vjen në një kohë kur vendi është në pritje të themelimit të institucioneve pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Vizita e Sorensen është vazhdim i përpjekjeve europiane për të shënuar përparimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Pas prishtinës, emisari europian do të udhëtojë drejt Beogradit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›