I fejuari i vdes ditën e dasmës, 35-vjeçarja bën zbulimin e pazakontë për të, nga jeta sekrete te…!

Vdekja e papritur nga ataku kardiak e ndau Kaitlin Palmieri nga i fejuari saj Eric, mëngjesin e ditës së dasmës së tyre në gusht 2020.
Dhe në vend që atë ditë të ecte drejt altarit të premtimeve, 35 vjeçarja u shtang nga dhimbja , kur mësoi se burri me të cilin do të martohej pësoi një atak kardiak fatal të pashpjeguar, nga një gjendje shëndetësore për të cilën ‘askush nuk dinte asgjë’.E reja nga New York hyri në një spirale zie e dëshpërimi, derisa duke kujtuar të fejuarin e saj dhe duke mbajtur afër objektet e tij, nisi të mësonte për elemente sekrete për jetën e Eric.
“Vitin e kaluar në ditëlindjen e Eric pashë një postim në Instagram që e kujtonte atë, dhe thoshte se ditëlindjen e tij të fundit ‘ata e kishin kaluar bashk뒔 thotë Palmieri për rrjetin The Guardian.Fillimisht Palmieri nuk u zgjat shumë te mesazhi i gruas që dukej si një formë homazhi ndaj të ndjerit, madje besoi se ishte vetëm një koinçidencë.
“Ishte e çuditshme por personin e njihja dhe ajo e dinte historinë time”, thotë gruaja që më pas do të pësonte zgjimin nga e vërteta.
“Klikova te postimi saj në Instagram dhe pashë se në fakt i referohej Eric,” thotë Palmieri. “I shkrova një mesazh për të kërkuar shpjegime dhe pas dy orësh ajo më dërgoi disa imazhe mesazhesh.”Kishte qenë e dashura e tij e fshehtë.
Ata ishin bërë bashkë disa muaj para fejesës së Palmeri me Eric, në parkun Central Park në New York, dhjetorin e shkuar.Deri në atë moment, Palmieri kishte besuar se Eric ishte ‘i dërguar nga Zoti’ për të, si një shans i dytë pas humbjes së të dashurit të parë përsëri nga vdekja në një aksident në 2015.
Asokohe Palmieri kishte ndarë dhimben e saj me Eric, për të cilin thotë se kishte ngushëlluar në momentet e dhimbjes.“Ai më dëgjonte, më bënte të ndjehesha e sigurt, por pasë pesë muajsh ne ishin vendosur të banonim bashkë. Unë kisha gjetur përsëri dashurinë,” thotë ajo.
Por konsiderata e saj për Eric nisi të shpërbëhej disa muaj pas atakut të tij fatal kardiak, të shkaktuar nga një gjendje sekrete shëndetësore.
“Ndjehesha si e bllokuar brenda një makthi. Marrëdhënia që besoja se kisha, burri për të cilin po mbaja zi, ishin të gjitha një gënjeshtër”, thotë e reja, duke shtuar se njerëzit nuk dëshironin të ndryshonin mendimin e tyre për të ndjerin.
Palmieri thotë se tani është përsëri duke u përpjekur të kalojë dhimbjet e tradhtisë së sapo-zbuluar.
“Nuk e di cili ishte versioni i tij i dashurisë, por tani është si një i huaj për mua, gjithsesi jam e lumtur të njoh të vërtetën.”
“Të paktën mund të njihem me dikë tjetër pa u ndjekur nga hija e ish-burrit tim ‘të përkryer’./m.j