E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti ngrica dhe akull ne rruge

Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës ulja e temperaturave ka sjellë problemin e ngricave dhe akullit në rrugë.

Gjate oreve te mengjesit ne disa pika te akseve nacionale prania e akullit eshte bere problematike. Qafa e Llogarase, Qafa e Muzines, ne Vlore e Gjirokaster, ne rrugën nacionale Permet-Leskovik ka prani akulli.

Ne Qafen e Qarrit, rruga Erseke-Korce keshillohet te evitohet ose te perdoren me kujdes zinxhiret. Perdorimi zinxhireve keshillohet edhe ne rrugen Korce-Kapshtice dhe Korce-Pogradec ne zonen e Grabovices dhe Qafe Plloce.
Edhe ne Qafe Thane ka prani akulli ndersa ne oret e para te mengjesit, probleme me ngricat kishte edhe ne Qafe Krrabe. Ne qarkun e Gjirokastres disa komuna ne Permet jane te bllokuara, edhe ne Korce jane bllokuar komunat ne zonat e thella ne Dardhe, Lekas dhe Moker, ketu disa rruge jane te pakalueshme.

Debora ka bere te pakalueshme rruget Tamare-Vermosh dhe Boge-Theth, trashesia e debores ne zone eshte mbi 1 meter. Edhe ne qarkun e Kukesit disa fshatra ne Tropoje jane bllokuar ndersa ne rruget nacionale ka prani akulli. Probleme te ngjashme ka edhe ne komunat e Dibrës dhe rrethin e Bulqizës. Probleme janë hasur në komunat Qafë-Buall, Fushë-Bulqizë e Maqëllarë. Në Dibër mbeten të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës e Sllove. Drejtorite rajonale te rrugeve po punojne per te mbajtur te hapura rruget dhe kalimin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›