E Diel, 1 Nëntor 2026

I fusin droge kreut te antikrimit

11 kg kanabis sativa është zbuluar nga vete shefi i antikrimit te policisë se Gjirokastrës ne makinën e tij. Ngjarja është shoqëruar me alarmin e uniformave blu, sapo oficeri i policisë ka gjetur ne mjetin e tij sasinë e lendes narkotike te shpërndare ne bagazh.
Adriatik Logli kishte parkuar makinën e tij tip “benz” vetëm 70 metra larg shtëpisë, por kur ka shkuar ne mëngjes ta marre si zakonisht, ka vërejtur një çante sporti te mbushur me kanabis. Menjëherë ai ka njoftuar sallën operative dhe paralelisht, eproret e tij edhe prokurorin. Nga hetimet e deritanishme rezulton se autore te paidentifikuar i kane future drogën ne makine Loglit për shkak te detyrës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plote te ngjarjes. 
Me herët kjo polici kishte arritur te sekuestroje 220 kg kanabis sativa e blere ne Lazarat dhe po dërgohej drejt Fierit. Operacioni u finalizua ne Kordhoce, ndërkohë qe është shpallur ne kërkim një shtetas nga Tepelena.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›