E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gënjeshtërt dhe në ikje

June-26-22-55-230X1E3854Nga Mero Baze

Kishim dy arsye ta respektonim sot Sali Berishën, nëse ishte i sinqertë në pranimin e humbjes dhe nëse ishte i vërtetë në dorëheqjen e tij. Ai nuk na dha asnjë prej këtyre arsyeve.

Sali Berisha pranoi humbjen në një fjalim që imiton gjithë jetën e tij politike; i pavërtetë, i papenduar dhe i padrejtë me mbështetësit e vet. Në një moment final të jetës së tij politike, për të mos thënë në fjalimin e tij të fundit politik, njeriu merr përsipër të reflektojë për arsyet e vërteta të humbjes në politikë. Ai fliste vërtet para njerëzve të përlotur, të cilët ndjehen të tradhtuar në kauzën e tyre nga kjo humbje poshtëruese, por fliste dhe para miliona shqiptarëve, përfshi ata që e kanë ndëshkuar me një votë që i ngjan një kryengritje të heshtur.

Sali Berisha po tenton të largohet nga politika shqiptare si një lider i zakonshëm që humbi nga konkurrenca e programit dhe nga mungesa e besueshmërisë tek shqiptarët për projektin e tij të ri. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Pushteti i tij kish kohë që kish marrë formën dhe përmbajtjen e një regjimi dhe ai ishte kthyer në një autokrat që i përkushtohej jo ndërtimit të shtetit apo zhvillimit të Shqipërisë, por mbajtjes së pushtetit. Kam parë ca palaço këto ditë që rreken të shpjegojnë pse ka humbur Sali Berisha, dhe po përpiqen ti japin një ngjyrë rozë ikjes së tij. Biles Blendi Fevziu e kish vizatuar aq butë arsyen sa kish përfshirë dhe mos shkuarjen në emision e tij të shpifur. Për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk ka ndodhur gjë në këtë vend, duhet tu kujtoj sot se Sali Berisha ka vrarë 26 vetë në Gërdec, në një biznes të lobuar nga i biri i tij dhe shkatërroi gjithë institucionet e shtetit shqiptar që të mos gjykohej kjo çështje. Fatmir Mediu, ministri që po mbijeton në politikë se fsheh sekretin e barbarisë së djalit të tij në këtë masakër, është në parlament, gjeneralët janë të lirë, dhe kryeprokurorja Ina Rama, që hetoi çështjen, është e papunë dhe e poshtëruar. Shqiptarët e panë këtë me sytë e tyre, panë kufomën e baxhanakut Sali Berishës, dëshmitarit të patjetërsueshëm për gjurmët e Familjes Berisha në Gërdec. Ata panë si Sali Berisha shkatërroi shtetin për të mbrojtur këtë vrasje masive në emër të përfitimit financiar.

Sali Berisha vodhi votat në vitin 2009 për të mbuluar këtë masakër. Rezultati i këtyre zgjedhjeve të lira nxjerr zbuluar 2009-ën dhe 2011-ën, nxjerr zbuluar mekanizmin e manipulimit të zgjedhjeve për të mbuluar krimin. Ky njeri shkoi dhe më tej në spiralen e krimit, duke mos duruar dot protestat për votën e lirë dhe protestat antikorrupsion, duke pushkatuar në mes të bulevardit katër qytetarë të pafajshëm, të pambrojtur dhe të parrezikshëm, për tu thënë shqiptarëve të ulnin kokën para regjimit të tij. Shqiptarët e panë se në vend që të kërkonte ndjesë për çka ndodhi dhe të shkonte para drejtësisë, nxori para gjyqit të tij partizan, duke përdorur deputetë pa dinjitet, institucionet e shtetit shqiptar- Presidentin, Kryeprokuroren, kryetarin e SHISH dhe gazetarë kritikë me të. Tallja e tij me gjakun e të vrarëve vazhdoi më tej duke liruar vrasësit fizikë nga burgu dhe duke u bërë karshillëk shqiptarëve se kush ngre kokën kundër tij, mund të pushkatohet pa gjyq. Shqiptarët e panë këtë dhe nuk e gëlltitën dot.

Sali Berisha u provoi shqiptarëve se pushteti i Familjes së tij ishte ai që diktonte ekonominë e vendit. E bija e tij u kap mat duke kërkuar tre milion euro për firmën e babait të vet dhe ai, në vend të çonte vajzën para drejtësisë, mori një kushërirë të gruas dhe dy tre kushërira të veta nga Tropoja dhe ja çoi gruas së kundërshtarit të tij politik para shtëpisë së gjyshërve të saj, duke e kërcënuar ti prishë shtëpinë. Banorët e Tiranës, ata që e kanë pranuar bashkëjetesën me veriorë e jugorë në këtë vend, nuk mund të shkojnë deri atje sa të pranojnë që tre- katër gra tropojane, kushërira të Saliut dhe Lirisë, që u kanë zaptuar tokat, ti kërkojnë një familje të vjetër tiranisë ti prishet shtëpia se kështu dëshiron një tropojan tjetër në pushtet. Askush nuk mund ta gëlltisë këtë.

Sali Berisha e çoi ekonominë shqiptare në buzë të greminës. Shqipëria është sot një piramidë gjigante financiare, me biznesmenë të falimentuar nga politikat e Sali Berishës dhe vetë qeveria është një sipërmarrje që jeton falë borxhit të brendshëm. Ky është litari që lë pas kjo kufomë politike, dhe që do ti kushtojë rëndë Shqipërisë. Si një i pacipë në ikje, ai thotë se po lë pas një ekonomi të fortë, por në fakt po lë një piramidë për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi.

Sali Berisha po ikën duke thënë se nuk përballonte dot premtimet elektorale të Edi Ramës për shëndetësinë. Është një gënjeshtër e madhe. Për tetë vite ne kemi pasur Ministre të Shëndetësisë Liri Berishën. Ajo ka kontrolluar përmes nipave dhe mbesave të tij sistemin e sigurimit shëndetësor të Shqipërisë, ka devijuar paret publike në klientët e saj farmaceutikë, ka përdorur mekanizma korruptive dhe fondacione bamirëse për pushtet, dhe e ka kthyer shëndetësinë shqiptare në një varr të hapur, që të vdes sa i afrohesh. Nuk është çështje konkurrence me programin e  opozitës dhe askush nuk ka votuar kundër Berishës i entuziazmuar nga programi i opozitës. Kanë votuar kundër masakrës së familjes së tij në shëndetësi.

Këto janë arsye të mëdha që Sali Berisha duhet të kishte guximin sot ti pranonte dhe ne ta respektonim si njeri që reflektoi. Ai nuk pranoi asgjë nga krimet e veta dhe po tenton të ikë si një lider perëndimor që e ka mundur konkurrenca. Jo, ai duhet të ndjehet i respektuar që ne po e pranojmë ikjen e tij si perëndimor, por ai po ikin si një komunist i lig, gënjeshtar dhe i pacipë.

Arsyeja e dytë që ne mund të kishim respekt sot për Sali Berishën, është nëse ai do të ikte vërtet nga politika. Ai nuk është duke ikur nga politika, por duke bërë politikë me ikjen e tij. Ai nuk shfaqi asnjë shenjë pendese për gjendjen ku e ka katandisur Partinë Demokratike. Kjo parti është sot në mëshirë të një grupi deputetësh që nuk kanë lidhje me historinë e saj. Partia Demokratike gjendet para një tradhtie të madhe nga Familja Berisha. Prej saj janë zbuar të gjitha figurat politike dinjitoze dhe listat janë mbushur me mercenarët e Sali Berishës, që e mbajtën në pushtet, dhe shokët e djalit dhe vajzës. Përfytyroni që në vend të Besnik Mustafajt në parlament është Kastriot Islami, në vend të Ilir Rusmalit, është Qukapi, vetëm pse është shok i djalit, në vend të Bamir Topit është Flamuri, një idiot emblematik që do të jetë fytyra e PD-së në parlament, në vend të Ilir Rusmalit është Fatmir Mediu vetëm se Rusmali nuk pranoi të firmos projektin e tij në Gërdec… e kështu me radhë. Listat e PD ësh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›