E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjendet armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Patos

Armë zjarri dhe municion luftarak është gjetur në një banesë në Patos, ndërsa në pranga ka përfunduar një 64-vjeçar.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e 64-vjeçarit Yzedin A., në Patos, ku kanë gjetur 1 armë zjarri automatik dhe fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Y. A., 64 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›