E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I hyri në shtëpi dhe e qëlloi, detajet e krimit tronditës në Tiranë, shkak dyshohet se janë bërë pronat

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në Tiranë, ku Vehap Cami vrau vëllanë e tij, Lulzim Cami.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se ngjarja ndodhi në banesën e Lulzim Camit në zonën  e Freskut, ndërkohë Vehap Cami jetonte në Lundër.

Mësohet se ky i fundit ka hyrë në banesë, ndërsa para krimit të ditës së sotme nuk ka pasur debat.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë përplajsa e hershme e vëllezërve për pronat.

Kur Vehap Cami është futur në banesë dhe ka qëlluar aty ka pasur edhe familjarë të tjerë të vëllait të tij, të cilit fatmirësisht nuk janë lënduar. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›