E Hënë, 2 Nëntor 2026

I jep fund beqarisë për herë të tretë, Blero kurorëzon martesën me partneren e tij

Këngëtari Blero i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar martesën me partneren e tij, Eronita. 

Kjo është martesa e 3 për këngëtarin, pasi më parë ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin, me të cilën ka edhe një vajzë, ndërsa më pas u martua me Afrona Dikën, martesë po ashtu që përfundoi pas disa vitesh në divorc. 

Çifti ka organizuar një festë private në prani të familjarëve, miqve e njerëzve të tyre të afërt.

Pamjet nga ceremonia e çiftit janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet edhe momenti kur të dy i thonë “po” njëri-tjetrit, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Të shumta kanë qenë komentet të cilat thoshin se partnerja e tij nuk dukej aspak e lumtur në këtë ditë të veçantë për çiftin. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›