I “jepet drita jeshile”, ja roli tjetër që do të ketë Altin Dumani

Ish drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, përveç prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme dhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion, do të mbajë edhe një tjetër funksion.
Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.
Dumani ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Ndërkohë, KLP ka vendosur edhe emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, për një mandate 3-vjeçar.