E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira Medin Zheges

Eshtë zhvilluar ceremonia e lamtumirës së të madhit Medin Zhega, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Aksidenti i ndodhur përpara një viti në Kanada, i solli një paralizë profesorit Zhega, i cili që nga ajo periudhë e deri ditën kur mbylli sytë vuajti deri sa u mposht përfundimisht nga sëmundja.

Nëpërmjet homazheve të zhvilluara në Pallatin e Kongreseve, ish-ylli i futbollit shqiptar dhe një ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit tonë, është nderuar nga personazhe të shumtë që e kanë njohur nga afër.

Ish-futbollistë, trajnerë, zyrtarë e politikanë kanë respektuar emrin e Medin Zhegës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›