E Martë, 3 Nëntor 2026

I jepet lamtumira e fundit rreshterit Muhamed Lika

PRISHTINË, 2 prill /ATSH/ Sot në varrezat e dëshmorëve i është dhënë lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika, i vrarë nën rrethana ende të paqarta mbrëmë në Kaçanik.

Lika ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’, rreth orës 23:00. Ai u transportua në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka deklaruar sot se nuk dihen ende motivet e vrasjes dhe as kush qëndron prapa saj, por shtoi se organet e hetuesisë po vazhdojnë hetimet.

Kaçaniku ka qenë një komunë mjaftë e qetë dhe vrasja e fundit ka shokuar qytetarët.

1 nga 9

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›