I ka shpëtuar disa herë atentateve, kush është “Leksi i druve” që u arrestua në Itali, përplasja me ish-deputetin socialist

Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i druve” është arrestuar në Itali. Vizion Plus mëson se arrestimi i tij është bërë tre ditë më parë në aeroportin e Malpensas në Milano. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Kush është Aleks Ndreka
Emri i Aleks Ndrekës doli në hetimet e SPAK, pasi Arjan Tuku dyshohet se ka tentuar ta vrasë. Ai ka qenë shënjestër e sulmvee me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Më i frikshmi ishte atentati me dron të cilit ai i shpëtoi.
Aleks Ndreka është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.
Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më vonë.
Gjithashtu Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licilit dhe Genc Tafilit. Është kontraktuar nga Prekë Kodra me të cilin bashkëpunon me qëllim konstatimin dhe ekzekutimin e Dulit, Licit dhe Tafilit./vizionplus.tv