“I kam shkruar Ramës dhe më ka kthyer përgjigje”, avokati në “7pa5” zgjidh hallet e qytetarëve me pronat

Avokati Lefter Xhengo i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka folur mbi problematikat e pronave.
Ai gjithashtu është njohur me problematikat e qytetarëve të cilët kanë telefonuar Live në studio.
Telefonatata 1
Telefonuesja: Jam një zonjë nga bashkia Roskovec. Kam aplikuar që në vitin 2011 dhe deri në 2024 nuk gjej asnjë zgjidhje. Topografët na kanë prishur hartat. Unë paguaj taksat me regull dhe kam bërë faturim 3-4 herë. Këto faturime gjendjen në Kadastrën e Fierit. Nuk më del cerifikata. I kam dërguar letër dhe zotit kryeministër, më ka kthyer dhe përgjigje.
Avokati: Përmes plaftormës “Shqipëria që duam”. Në Roskovec, edhe pse ka bërë aplikimet e nevojshme është një çështje pak teknike sepse aplikimet tani janë online dhe kanë nevojë për asistencën e një noteri apo avokati. Zonja duhet të ndjekë aplikimet në e-Albania për regjistrimin e pronës, duke plotësuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të regjistruar këtë pronë.
Telefonata 2
Telefonuesi: Kam 5 dynym tokë, dhe në 2004 është bërë një rivlerësim i bllokut. Kur shkova në hipotekë ma kanë bërë 4 dynym e 400. Si mund ta zgjidh këtë problem? E kanë bërë pa dëshirën time, nuk më kanë pyetur.
Avokati: Kjo pasuri ka qenë me akt marrje toke në pronësi?
Telefonuesi: Po, në vitin 1991.
Avokati: Që në 91 ju nuk keni aplikuar asnjëherë për regjistrimin e kësaj toke në hipotekë?
Telefonuesi: Kam shkuar, kam aplikuar, por kur shkova më thanë ke 4 dynym e 400. Si ka mundësi?
Avokati: Çdo gjë bëhet në përputhje me një plan rinovimi që e bën topografi siaps aktit të marrjes së tokës në pronësi. Aty e aplikon në ASHK, Agjencia Shqiptare e Kadasrës. Për të regjistruar këtë pronë si pronë fillestare, ASHK të propozon që heq dorë apo nuk heq dorë, nuk mund të të zhvsheshin nga këto 600 metra tokë, sepse ka mbivendosje me kufitarin./vizionplus.tv