E Hënë, 2 Nëntor 2026

I kërkuar për krime mafioze, merr fund arratia e të shumëkërkuarit në Itali

TIRANË- Policia italiane arrestoi sot një shef të mafies, që kishte qenë në arrati për pesë vjet, duke e kapur në qytetin Foggia, në rajonin e Apulias, në juglindje të Italisë.

Sipas policisë, 39-vjeçari Leonardo Gesualdo u lokalizua në periferi të qytetit pas disa muajsh hetime dhe një operacioni të gjerë policor.

I dyshuari ka lidhje me organizatën mafioze “Società Foggiana”, një grup që vepron në zonën e Foggias dhe rrethinave të saj, i përfshirë në grumbullimin e mbetjeve, tregtinë e armëve dhe prostitucionin. Organizata kryen gjithashtu grabitje të armatosura.

Sipas policisë, shefi i mafies u kap në gjumë dhe u dorëzua pa rezistencë. Gjatë arrestimit, pranë tij u gjet një pistoletë me numrin serial të fshirë dhe me gjashtë fishekë në tytë. Ai ishte dënuar më parë me 12 vjet burg për krime mafioze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›