E Diel, 1 Nëntor 2026

I kishte sjellë nga Saranda, kapet në Tiranë 25-vjeçari me armë në automjet

Në kuadër të operacionit “Next”, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar shtetasin Klodian Mustafa, 25 vjeç.

Sipas policisë, arrestimi është kryer në rrugën “Myslym Keta”, ku gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte janë gjetur 2 armë zjarri automatike së bashku me municion luftarak.

Autoritetet dyshojnë se armët posedoheshin me qëllim shitjeje. Armët dyshohet të jenë transportuar nga Saranda drejt Tiranës.

Hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›