E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kthehet skenës pas pesë vitesh

Kënga, ‘White Flag’ ishte hiti që e bëri më së shumti të famshme këngëtaren, DIDO e cila, për një kohë të gjatë, arriti të zë pozitat më të mira të top listave botërore.

Por, në vitin 2008, këngëtarja braktisi për një kohë muzikën për tu rikthyer pas pesë vitesh sërish. Këto ditë, ajo pritet të publikojë këngën e re, “Girl Who Got Away’ e më pas edhe albumin.

“Tani unë ndjehem si një artiste e re por me vetëbesim gjë të cilën nuk e kam pasur në fillim të karrierës sime”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka pranuar se, në kohën kur ka punuar albumin e parë,’ No Angel’ në vitin 2001, jeta e saj a qenë e errët dhe kjo gjë ka ndikuar keq në këngët e saja, ndërkaq, tani gjërat kanë ndryshuar tërësisht./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›