E Hënë, 2 Nëntor 2026

I madh në moshë për të arbitruar në Bundesliga 3, arbitri gjerman

Francisko Lahora, njëri prej arbitrave më të mirë të Ligës Rajonale të Perëndimit, ka hedhur në gjyq Federatën Gjermane të Futbollit pasi sektori i rekrutimit të arbitrave nuk e promovuar që të arbitronte në Bundesliga 3.

28-vjeçari ka bërë me dije se ka ndërmarrë këtë aksion pasi sektori i arbitrave në këtë institucion nuk e ka promovuar me preteksin se nuk përmbush kushtin e moshës.

“Mendoj se për një arbitër kriteri kryesor duhet të jetë performanca dhe jo mosha”, tha arbitri nga Boni, i cili tregon se ndihet i diskriminuar nga ky vendim i marrë prej Federatës Gjermane të Futbollit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›