E Diel, 1 Nëntor 2026

I mori para një çifti me premtimin se do t’u siguronte pension invaliditeti, arrestohet laboranti në Elbasan

I mori para një çifti me premtimin se do t’u siguronte pension

Një 37-vjeçar me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit, ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për korrupsion.

Sipas informacioneve praprake mësohet se shtetasi Etligert Pilugriu u arrestua pasi i kishte marrë një çifti bashkëshortësh një shumë të caktuar lekësh me pretendimin se do t’u siguronte pension të invaliditetit në kundërshtim me ligjin.

Pas kallëzimit që ka bërë çifti, policia ka vënë në pranga 37 vjeçarin. Ndërkohë, nga veprimet hetimore, dyshohet se 37-vjeçari iu ka marrë këtyre dy shtetasve shumën 100 000 lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›