E Enjte, 5 Nëntor 2026

I mori rrjedha e përroit/ Pamjet e automjetit të Pjetër Rrushaj, vazhdojnë kërkimet për të dhe djalin

Vizion Plus ka siguruar pamjet e automjetit të Pjetër Rrushaj të cilin e mori rrjedha e përroit në malësi të madhe.

Automjeti ka ngecur përgjatë rrjedhës ndërsa duket me vështirësi pasi është i mbuluar nga uji.

Tragjik mbetet fakti që nuk janë gjendur ende trupat e Pjetër Rrushaj dhe djalit të tij.

Në momentet e para që automjeti u përfshi nga uji, banorët e zonës bënë të mundur vetëm shpëtimin e vajzës së familjes.

Polumbarët e RENEA-s dhe forcat e shpërtimit po vijojnë punën për gjetjen e tyre, me ndihmë edhe të banorëve të zonës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›