E Enjte, 5 Nëntor 2026

I moshuari vret gruan me armë në Greqi/ 88-vjeçari habit me deklaratën: Nuk shkonim mirë, ndaj e bëra këtë veprim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 88-vjeçar ka vrarë me pushkë gjahu gruan e tij, 84-vjeçe.

Protothema.gr raporton se i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar përfundimisht drejt krimit.

“Nuk kam kaluar mirë me të, ndaj e vrava”, mësohet të ketë thënë i moshuari para uniformave blu.

Historia tragjike ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Kalkidës kur 88-vjeçari ka marrë pushkën e gjuetisë dhe ka qëlluar 84-vjeçaren për vdekje.

Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.

Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›