E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngacmonte gruan, e plagos ne mes te fshatit

Nje 32-vjecar hakmerret ndaj bashkefshatarit te tij, duke e plagosur me arme, pse i ngacmonte gruan. Agron Lici, 40 vjec, perfundoi me dy plage plumbi ne spital, pasi u qellua nga i dyshuari Miri Mebelli, pas nje grindjeje qe nisi ne lokalin e fshatit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne fshatin Fier i Ri, te komunes Krutje, te vendi i njohur si Pushimi i Shoferit. Burime zyrtare te policise thane se arrestuan pas tre oresh kerkimi te dyshuarin 32-vjecar, nderkohe qe gjeten te hedhur ne kanal edhe armen tip pistolete. Fillimisht, 32-vjecari Mebelli ka hyre ne lokal dhe ka nisur te debatoje me Licin, duke e akuzuar per ngacmimet e te shoqes. Aty jane zene me karrige, por jane ndare nga banoret dhe me pas Mebelli eshte kthyer ne banese, ku ka marre nje pistolete. Ne momentin qe eshte kthyer me arme ne dore, ia ka drejtuar kundershtarit, duke e qelluar dy here, ne kembe dhe ne bark. Me pas eshte larguar ne drejtim te fshatit, per t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›