E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngacmonte motrën, shqiptari plagos italianin

Foto ilustruese

Sanermo, (Itali), 27 mars, NOA – Një shqiptar ka plagosur ditën e sotme në 50 vjeçari italian pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin pasi arsyeja e goditjes me armë ka qenë thuajse banale.

50 vjeçari italian ka ngacmuar motrën e shqiptarit, ndërkohë që për të riun shqiptar një fakt i tillë ka qenë i papranueshëm. Në nerva e sipër ai ka marrë pistoletën, ka shkuar në spuermarketin ku ndodhej 50-vjeçari italian dhe e ka qëlluar atë në mes të turmës me njerëz.

I riu italianë është plagosur në ije dhe është dërgua menjëherë në spital. Raportohet se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që motra e shqiptarit dhe i riu i plagosur kanë qenë miq prej disa kohësh.

a.k/NOA/ANSA

Lajme të ngjashmeVritet 32-vjeçari shqiptar në ItaliDritan Avllaj largohet pas mjekimit nga Spitali UshtarakTentoi të vrasë bashkëfshatarin, ndalohet në flagrancë agresoriSherri në lokal, “shuhet” me një pistoletë pa lejeKMDLNJ dënon vrasjen e 14-vjeçarit nga Gjilani Lidhje: 14-vjeçari, në ije, ngacmonte motrën, pistolete, plagos italianin, qëlluar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›