E Enjte, 5 Nëntor 2026

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë\ Nga nesër, qeveria redukton orët e punës për administratën: Ja fashat orare!

Si Te Perballojme Temperaturat E Larta 1500469239 B Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin tonë prej disa ditësh, ndërsa i nxehti afrikan ka dhënë efektin e tij në të gjithë rajonin.

Ndërkohë që Kosova ka marrë vendim për reduktimin e orëve të punës si pasojë e vështirësisë nga situata me motin, një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në vendin tonë.

BalkanWeb mëson se Ditën e nesërme qeveria shqiptare pritet të miratojë propozimin për shkurtimin e orarit të punës në administratë.

Sipas propozimit parashikohet se orari do të jetë 9.30 me 15.30 nga e hëna në të enjte dhe te premten 9.30 me 13.00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›