I ofrohet roli i agjentes në një film

Edhe në shtëpinë e “Big Brother 4” ajo shquhej për lojën e saj aktoriale, ashtu siç e pohoi edhe vetë pasi doli e fituar nga loja: “aktrova tre muaj në ekran dhe tani rikthehem në realitet”. K
ëtë prirje të saj duket se e kanë vënë re edhe profesionistët, pasi që i është bërë një ofertë e veçantë për të luajtur në një film me metrazh të gjatë, në një projekt shqiptaro-amerikan. Regjisori Andi Deliana i ka bërë një ofertë të tillë Ermelës, pas një bashkëpunimi të suksesshëm me të në një projekt të kompanisë së filmit “Red helicopters”, imazh i së cilës është pikërisht Ermela, shkruan Panorama plus.
Regjisori Deliana ka zgjedhur një kast aktorësh të njohur dhe të rinj, nga Shqipëria dhe Nju Jorku. Meqenëse është një prodhim filmik mes dy vendesh, edhe skenat e filmit do të xhirohen si në Nju Jork, edhe në Shqipëri. Ermela ka marrë pjesë po ashtu në filmin tjetër, por me metrazh të shkurtër, me titull “Out of tuch” të Andi Delianës, që shumë shpejt do të transmetohet në kanalin “Digitalb”, pasi të shfaqet në kinematë e Shqipërisë, Ballkanit e më gjerë.
Pas kësaj eksperience, ai ka menduar ta përfshijë Ermelën në filmin e tij më të ri me metrazh të gjatë, ku ajo do të ketë rolin e agjentes së policisë. Natyra e saj e zhdërvjellët, kurioze dhe që i pëlqen të jetë gjithmonë në lëzizje dhe për më tepër të dalë e fituar, e ka shtyrë regjisorin Deliana t’i ofrojë asaj pikërisht këtë rol aksioni.
Pasi ajo hoqi dorë nga ambicja e saj për të punuar në televizion, duke e konsideruar si një botë që nuk i ngjall më asnjë kuriozitet, tashmë filmi po e josh më shumë. Kanë kaluar dy vite që kur ajo u shpall fituese e këtij “reality show”, dhe gjatë kësaj periudhe ka preferuar të qëndrojë në hije, duke mos u marrë me aventurat televizive.
Ermela tashmë punon në sektorin e burimeve njerëzore në një agjenci në Tiranë, ndërsa e ka shprehur gjithmonë se i pëlqen të jetë jashtë vëmendjes së publikut dhe të bëjë një jetë të qetë. Por hyrja në botën e kinemasë patjetër që do e rikthejë në vëmendjen e publikut, duke ngjallur interesin se si do mund të aktrojë ajo. Kur Ermela hyri në “BB 4”, me një skedë të veçantë prezantimi, rendiste dhe eksperiencat e saj në një nga televizionet lokale të vendit si spikere lajmesh.
Po ashtu, ajo kishte provuar të ishte imazh në disa klipe muzikore, biografi që e specifikonte prirjen e saj për të hyrë në botën e televizionit. Por, me daljen fituese, natyrisht që dëshira për ekran u zbeh. Tashmë ajo duket se është shkëputur në një farë mënyre edhe nga shoqëria që krijoi në “BB4”, ndërsa është parë në fotografi me miq të rinj dhe të panjohur. E njëjtë është shoqëria, me të cilën ajo po argëtohet këtë verë në pishinat e Tiranës, apo plazhe të tilla siç i shihni në foto./Indeksonline/