E Enjte, 5 Nëntor 2026

I përjashtuar për dy muaj, Noka para Kuvendit: Unë përfaqësoj popullin! Si s’më lejoni të futem?

Flamur Noka që është përjashtuar për 60 ditë nga Kuvendi, tentoi të hyjë sot në ambientet e këtij të fundit.

I penguar nga Garda, ai tha:

“Tmerri ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këtra opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci”, tha Flamur Noka.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›