E Shtunë, 31 Tetor 2026

I përjetshmi Majkëll Xhekson, vjen në shqip libri për mbretin e pop-it

Tiranë, 16 nëntor NOA - I përjetshmi Majkëll Xhekson, titullohej libri kushtuar mbretit të pop-it i cili nuk ka munguar në Panairin e Librit që u mbajt në Pallatin e Kongresit gjatë fundjavës në Tiranë.

Libri kushtuar këngëtarit i cili u nda nga jeta më 27 qershor të këtij viti doli në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena .

 I përjetshmi Majkell Xhekson është titulli në shqip i librit të shkruar nga autori David L'Hermitte, një autobiografi e mbretit të pop-it, që  sjell data, ngjarje dhe elemente të rëndësishme të jetës së artistit, që vazhdoi lavdinë dhe triumfin e tij edhe pas vdekjes. Libri është hedhur në tregun shqiptar të botimeve nga shtëpia botuese Toena.

Panairi i Librit u hap më datë 12 nëntor ndërsa do të mbyllet, sot.

Sponsor mediatik për të dytin vit radhazi i Panarit të Librit në Tiranë është Agjencia Kombëtare e Lajmeve, NOA.

k.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›