E Diel, 1 Nëntor 2026

I prishën kontratën pas postimeve për luftën në Gaza, Mainz 05 humb në apel dhe i detyrohet El Ghazi-t 1.5 mln €

Klubi i Bundesliga-s, Mainz 05 do të jetë i detyruar që të paguajë  1.5 milionë euro Anwar El Ghazi pasi ky i fundit fitoi edhe në apel betejën ligjore me ish-skuadrën e tij.

Lojtari, të cilit iu ndërpre kontrata njëanshmërisht nga klubi gjerman pas postimeve që bëri mbi luftën në Gaza më 3 nëntor të 2023-it, ka vendosur që një pjesë të 1.5 milionë eurove që do të përfitojë nga –ish-skuadra e tij t’i dërgojë në Gaza.

Anwar El Ghazi ka bërë me dije se 500.000 mijë euro do t’i kalojnë një projekti për fëmijët në Palestinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›