E Martë, 3 Nëntor 2026

I riu nga Mati humbi jetën tragjikisht në Piaçenza të Italisë

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Piaçenza pasi makina e tij u përplas me një autobus.

Eriseldo Neli humbi jetën në unazën e qytetit teksa duke drejtuar makinën e tij tip BMW u përplas me një autobus që po kalonte aty.

Përplasja sipas mediave lokale ka qenë e fortë dhe makina e të riut u bë copë duke shkaktuar edhe vdekjen e këtij të fundit.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë ndihma e shpejtë, por ndërhyrja e tyre nuk mundi që ta mbajë në jetën të riun shqiptar./vizionplus

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›