I rrahu djalin e gruas, 54 vjeçari e masakron me thikë

Korçë, 19 gusht, NOA Një sherr me thikë ka ndodhur dje në qytetin e Korçës për motive të dobëta. Protagonistë të sherrit kanë qenë një 54 vjeçar dhe një 24 vjeçar të dy banues në Korçë.
54 vjeçari Ilirjan Roshanj e ka goditur pas një grindje me fjalë 27 vjeçarin me inicialet D. V. Roshnjaj ka e ka goditur në shpatull me thikë.
Sipas policisë motivi i sherrit është sqaruar gjatë marrjes në pyetje të dy personave. Roshanj ka deklaruar se D. V ka goditur disa ditë më parë, djalin e gruas së tij.
Të dy shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.
a.k/NOA