E Hënë, 2 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim, kapet 31-vjeçari shqiptar në Itali. I riu akuzohet për pros*itucion

Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar këtë të mërkurë.

I riu, me banim në Romë ishte një emër mjaft i njohur për policinë, pasi ishte dënuar me  2 vjet e 6 muaj burgim për krimet e shfrytëzimit dhe lehtësimit të prostitucionit, të kryera që në muajin mars.

Sipas medieve të huaja, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor kompetent, 31-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›