E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 31-vjeçari i dënuar për drogë ekstradohet nga Italia

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, është finalizuar ekstradimi nga Italia në Shqipëri i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Klajdi Murrizi ishte dënuar në vitin 2024 me 6 vite burgim nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Në vitin 2022, gjatë tentativës për të dorëzuar një sasi narkotikësh një shtetasi tjetër, Murrizi u kap nga policia. Ai hodhi drogën dhe u largua me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur urdhrit për ndalim në një pikë kontrolli pranë Divjakës.

Pas ekstradimit, shtetasi i dorëzuar është vendosur nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›