I shpallur në kërkim nga Turqia për trafikim droge, arrestohet shqiptari në Kakavijë
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Kakavijë, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia për tarfikim droge.
Bëhet me dije se shqiptari është arrestuar nga pala greke, në tentativë për t’u arratisur. Nuk dihet ende identiteti i të arrestuarit dhe as mosha e tij.
Burime për media bëjnë me dije se procedurat për ekstradimin do të kryehen në Prokurorinë e Janinës, ku do të vendoset nëse shqiptari do dërgohet në Turqi për të kryer dënimin.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
