I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vrasje, arrestohet në Vlorë 29-vjeçari

Vihet në pranga 29-vjeçari i kërkuar nga autoritetet e Italisë, për vrasje me armë zjarri. Sipas njoftimit të policisë, 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
29-vjeçari me iniciale H. M në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, në tetor të vitit 2017, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Sh. F.
Ai u arrestua në lagjen “Uji i ftohtë”. “Shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi H. M. (M.). Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe si rezultat i veprimeve profesionale, është neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasi, 29 vjeç, banues në Vlorë” njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.
/rtsh.al/