E Shtunë, 31 Tetor 2026

I thoni Lulzim Bashës JO!

Nga Nimfa Hakani

Lulzim Basha është e ardhmja e PD. Ai është Ramiz Alia i Sali Berishës. Fytyrë e lëmuar që nuk plaket kurrë. Tipiku “intelektual” që s’ka bosht të kundërshtojë të zotin, dhe bën çfarë i zoti e urdhëron duke nxjerrë fytyrën fëminore qe sndryshon shprehje, pavarësisht se për çfarë problemi flet në televizion për të transmetuar vendimet e dhëna nga zotëria.

Pse Sali Berisha zgjodhi pikërisht Lul Bashën si kandidat për Tiranën?

Kishte plot të tjerë në PD që mund të paraqiteshin si kandidate për këtë post. Por zgjedhja e Lulzim Bashës u bë tejet e studiuar. Ai u zgjodh si kandidatura më e  përshtatshme pavarësisht nga antagonizmi që krijuan faktet që ai:

1. Ishte  ministri i Brendshëm dhe përgjegjës nga ana penale për vrasjet e 21 janarit.

2. Ka nënshkruar marrëveshjen për ujërat e Jonit, marrëveshje që nga ana penale përfaqëson TRADHËTI ndaj kombit.

3. Ka në rezymenë e tij shumë kontrata të dyshimta ku përfshihen miliona euro e janë kontrata ku korrupsioni është evident.

4. Është i implikuar në një rol të dyshimtë në hetimet e Martit kundër disa anëtarëve të UÇK.

5. Është i implikuar në një lidhje tepër të ndërlikuar dhe të fortë me Argita Berishën që në kohën që kanë punuar bashkë në Kosovë, që si duken bathët, është një lidhje që do të zgjasë dhe është më e fortë se një lidhja martesore, është një lidhje e përjetshme e mbështetur në bashkëpunime kontratash e të dyshimta.

Çfarë e bëri Lul Bashën kaq tërheqës për këtë kandidaturë me gjithë këtë bagazh kaq të rëndë dhe komprometues që ka?

Tre gjëra kryesore janë për tu theksuar:

1. Edukimi i tij jashtë shtetit sintetizohet me perëndimin (dhe ne shqiptarët kemi fetishizëm të fortë  me njerëzit të edukuar në perëndim); fytyra e lëmuar (tërheqëse tek gratë dhe për këdo), buzëqeshja fëminore që i ngjit shumëkujt (si mund një njeri me këtë buzëqeshje të akuzohet për gjithë këto poshtërsira), flet butë, nuk tregon agresivitet si politikan, me një fjalë figurë e këndshme dhe e pëlqyeshme (njerëzit që e pasojnë thonë me vete: ai nuk i dha urdhrat për 21 janarin, thjesht i pasoi nga halli; kontratat?-përsëri  i nënshkroi nga halli- çfarë mund të bënte me Berishën mbi kokë)- Prisni kur të bëhet i pavarur nga Berisha! mund të mendojë shumëkush me një shpresë të vakët për kohëra më të mira.

2. Imazhi i jashtëm fizik: dihet shumë mirë që ne qeniet njerëzorë kemi kujtesë të shkurtër. Kur ballafaqohesh përditë me një fytyrë si e Lulit, që flet butë, që duket si engjëll, si një njëri që smund të vrasë as edhe një flutur, ti dalëngadalë harron gjithçka negative që ky njeri mund të përfaqësojë,  edhe kur ka disa kritizerë që mundohen të ta kujtojnë se kush është ai:

Ti thjesht i injoron këta zëra të bezdisshëm se imazhi që ti ke krijuar në mendje, i Lulit të pëlqyeshëm tashmë nuk mund të çbëhet.

3. Lidhja e thellë dhe e fortë që ka me klanin Berisha.

Ishin dy faktorët e  parë që e bënë Bashën kandidat perfekt për elektoratin e gjerë të PD, dhe për të ashtuquajturit asnjanës dhe shumë premtues për bashkinë e Tiranës, por më e rëndësishmja ishte faktori i tretë, lidhja e tij e çimentuar me KLANIN Berisha që tërhoqi bazën konservative te elektoratit dhe pati mbështetjen e gjithanshme financiare të Berishës për të fituar me çdo kusht.

Duke e parë në këtë këndvështrim, Lul Basha përfaqëson kandidaturën më të mirë dhe më të mrekullueshme për të përjetësuar mbijetesën e klanit Berisha. Kush e njeh mirë Berishën, nuk mund ta kuptonte si mundi Berisha të qëndronte larg nga Basha gjatë këtyre zgjedhjeve. Sishte në natyrën e Berishës taktika që ndoqi. Por Berisha donte që Basha të fitonte me çdo kusht. Berisha që e dashuron aq shumë podiumin, e kontrolloi dëshirën patologjike për të bërtitur dhe për të ngritur dorën në mitingje se e dinte: po të dilte përkrah Lulit në fushatë do ta dëmtonte imazhin e tij në elektorat.

Berisha donte te krijonte imazhin e një Luli të pavarur. Berisha e ka të qartë tashmë që smund të vazhdojë të jetë për jetë të jetëve në krye të pushtetit në Shqipëri. Atij i duhej një figurë  politike në të cilën mund të investonte për të ardhmen personale si dhe të klanit të tij. Lul Basha është figura perfekte për ta realizuar ambicien e tij për tre arsyet e përmendura më sipër.

Lul Basha u bë në këtë mënyrë GARANCIA e Berishës për të TASHMEN dhe të ARDHMEN. Lul Basha është garancia e tij në PD, Lul Basha është tashmë mjeti për të pasur në dorë pushtetin në Shqipëri edhe kur Berisha të ketë dalë nga skena politike.

Lul Basha është garancia e Berishës për të mos u ndjekur penalisht kur të bjerë nga fiku, është garancia që të vazhdojë të vjedhë nëpërmjet Argitës edhe pasi të ketë lënë zyrën e  kryeministrit.

Lul Basha është legjitimiteti i Berishës, është djali i adoptuar që të është më mirënjohës se djali legjitim, është djali që ai ka krijuar, e ka brumosur, i ka dhënë formë, është njeriu që ai e ka futur në një vorbull nga ku nuk del dot e ska zgjidhje tjetër përveçse ti shërbejë klanit Berisha me besnikëri të verbër deri në vdekje sepse megjithëse është i pjellë nga e ëma, është i KRIJIM i mirëfilltë i klanit Berisha. Berisha ka krijuar dhe të tjerë, por asnjë si plotëson te tre faktorët përmendur më sipër si Lul Basha që ti përshtatet objeksioneve ambicioze te klanit Berisha per kete toke te vyer qe ne e quajmë Atdhe, ndersa klani Berisha e quan çiflig.

Me Lul Bashën, Berisha krijon legaci, krijon shtet monark, se pushteti shkon nga baba tek i biri. Me Lul Bashën, Berisha ëndërron të sundojë në Shqipëri deri sa të vdesë.

Berisha luftoi me dhëmbë e  me thonj që Lul Basha të shpallej Kryetar i Bashkisë të Tiranës. Tirana është BASTIONI i fundit i Shqipërisë për Berishën. Kush fiton Tiranën FITON pushtetin qendror në zgjedhjet e  ardhshme.

Janë pikërisht këto që e bëjnë më të rrezikshëm Lul Bashën se Berishën për momentin. Ai  do jetë një vegël qorre dhe tepër e rrezikshme në duart e Berishës edhe kur Berisha të mos jetë më në pushtet. Berisha do jetë gjithmonë nën lëkurën e Lulit të vocërr.

Lul Basha, po e theksoj përsëri, do jetë përjetësia e Berishës në pushtet. Po e them këtë për ata anëtarë apo simpatizantë të PD që ju ka mbetur pak bonsens në kocka për këtë komb por që ndoshta në mënyrë fëmijore ëndërrojnë se Lul Basha do të jetë e ardhmja e shndritshme e PD, do të jetë ripërtëritja, rigjenerimi i  PD-s. Mos e gënjeni veten. Mendoni pak Lulin në pushtet me Berishën në prapaskenë. Luli ska për të qenë kurrë i pavarur.

Lul Basha nuk është e ardhmja e Partisë Demokratike. Lul Basha është e ardhmja e klanit Berisha. Dhe mjerë Shqipëria n.q.s se Berisha e realizon ta bëjë Lul Bashën figurën qendrore të PD.

N.q.s Tirana i jepet Bashës, fatit të Shqipërisë i vihet një pikëpyetje shumë e madhe.

Lulzim Basha është një Rrezik Potencial për fatin e ardhshëm të Shqipërisë!

Shpëtoni Shqipërinë nga klani Berisha!

I thoni Lul Bashës JO!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›