E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vdekuri zgjohet brenda morgut

Një 50 vjeçar në Afrikën e Jugut u zgjua brenda një morgu në fundjavë duke uluritur me sa zë kishte në kokë: më nxirrni nga këtu. Punonjësit u tmerruan se menduan se mos ishte fantazëm.

Familja e tij e shpalli atë të vdekur pasi nuk mundi ta zgjonte të shtunën dhe kontaktoi në morg privat.

Ai kaloi 24 orë brenda në morg, tha një zyrtar i departamentit të shëndetësisë. Ndërkohë një nga drejtuesit e Shëndetësisë, tha se kushedi sa njerëz mund të kenë shkuar në varr edhe pse kanë qenë të gjallë. Personi në fjalë, tani po kurohet për dehidratim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›