E Enjte, 5 Nëntor 2026

I veshur me rroba ushtarake dhe antiplumb/ Gati për të kryer vrasje, arrestohet 35 vjeçari në Lezhë (DETAJET)

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë arrestimin e shtetasit A.L. 35 vjeç.

Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion në lidhje arsyen për të cilën i riu siguroi municionet, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia e Lezhës gjërë me tani ka heshtur ndersa pritet reagimi pas publikimit te rastit ne media

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›