E Hënë, 2 Nëntor 2026

I zhdukur prej tre ditësh, gjendet 78-vjeçari në Devoll

Është gjetur pas tre ditësh kërkimesh 78-vjeçari Njazi Begolli, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët në zonën e Devollit.

I moshuari, që vuante nga skleroza, u lokalizua nga punonjësit e zjarrfikëses pranë lumit Devoll, në afërsi të urës së Hoçisht.

Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka pësuar probleme të rënda shëndetësore, përveç disa gërvishtjeve të lehta.

Menjëherë pas gjetjes, 78-vjeçari u transportua në Spitalin e Devollit, ku po merr trajtim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›