E Hënë, 2 Nëntor 2026

I zhdukur që në dhjetor, 36-vjeçari nga Durrësi gjendet i pajetë në një shtëpi të braktisur

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në një shtëpi të braktisur në Durrës, në lagjen nr.17.

Burime policore konfirmojnë  se bëhet fjalë për një person që ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

I riu ishte larguar prej ditësh nga shtëpia dhe kishte humbur kontaktet me familjarët, të cilët kishin bërë denoncimin në polici që më datë 27 dhjetor 2024.

I riu është identifikuar si Flogert Koni, i moshës 36 vjeç.

Nga burime jo zyrtare, mësohet se 36-vjeçari është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në një banesë pranë zonës që e njohin si shtëpia e baterive.

Nuk dihet ende se kur ka ndërruar jetë 36-vjeçari, pasi policia e Durrësit nde nuk ka dalë me njoftim zyrtar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›