E Hënë, 2 Nëntor 2026

I zhytur në borxhe, vret vetën 37 vjeçari

vetevarje_0411111402_11Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës, pasi e ka pasur të pamundur të shlyej borxhet. Pilo Çorape është gjendur i vetëvarur në pyllin e Semanit, në Fier.

Nga hetimet paraprake mësohet se gjendja e rëndë financiare dhe borxhet e kanë detyruar 37- vjeçarin të vetëvritej.

Ndërkohë që viktima rezultonte i zhdukur që mbrëmjen e së enjtes.

Pasditen e djeshme, viktima ka telefonuar bashkëshorten e tij duke i thënë se do të do e vriste vetën për shkak se nuk lante dot borxhet.

Ngjarja

Nuk kthehem më në shtëpi. Do të vras veten. Nuk mund të jetoj më. Nuk mund të laj borxhet.

Këto kanë qenë fjalët e fundit që Pilo Çorape ka thënë pasditen e së enjtes.

Sipas informacioneve të policisë së Fierit, 37- vjeçari ka telefonuar bashkëshorten e tij, ku e ka paralajmëruar se do ti jepte fund jetës.

Gruaja menjëherë ka denoncuar në polici duke dëshmuar  telefonatën e dyshimtë të Pilos.

Sipas saj, i shoqi kishte thënë se do të vriste vetën pasi kishte sasi të konsiderueshme parash borxh.

Pamundësia për të larë detyrimet financiare e ka detyruar 37- vjeçarin drejt aktit ekstrem, ndërkohë që gjatë mbrëmjes së djeshme policia nuk ka mundur të gjejë viktimën për të parandaluar vetëvrasjen.

Pilo Çorapja nuk i është përgjigjur telefonatave, ndërkohë që kanë dështuar edhe kontrollet që i janë bërë zonës për gjetjen e tij.

Vetëm të premten pas mesdite, pranë zonës së plazhit, në pyllin e Semanit, policia ka mundur të gjejë të varur në një pishë, trupin e 37- vjeçarit.

Nga hetimet paraprake mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.

Paraprakisht policia e ka klasifikuar ngjarjen si vetëvrasje, ndërkohë që ka përcaktuar si motiv kushtet e rënda psikologjike të 37- vjeçarit./l.ç

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›