E Diel, 1 Nëntor 2026

IBAR merr miratimin final/ 27 vende anëtare të BE, dritë jeshile mbylljes së grupkapitujve

IBAR merr miratimin final. 27 ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, COREPER, miratuan qëndrimin e përbashkët të ndërmjetëm për Shqipërinë, duke i hapur rrugë mbylljes së grupkapitujve të negociatave.

Këshilli i Bashkimit Europian konfirmoi për Abc Neës se COREPER u mblodh këtë të premte në Bruksel duke miratuar këtë qëndrim të përbashkët që erdhi prej raportit të IBAR të konfirmuar të enjten nga COELA pas 3 muajsh punë intensive.

Po ashtu, konfirmohet edhe tryeza ndërqeveritare mes Komisionit Europian dhe Shqipërisë të martën, 26 maj në orën 19 në Bruksel.

Me mbajtjen e tryezës ndërqeveritare pas miratimit të IBAR, Shqipëria hyn në fazën e mbylljes së grupkapitujve të negociatave me objektiv fundin e 2027.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›