E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT-EU4LawEnforcement, vlerësim i përbashkët për rreziqet mjedisore dhe forcimin e zbatimit të ligjit

TIRANË, 6 tetor/ATSH/  Identifikimi i kërcënimeve dhe rreziqeve mjedisore, përcaktimi i prioriteteve rajonale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ishin në fokus të takimit të kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro, me ekspertin e EU4LawEnforcement.

Takimi u zhvillua në kuadër të procesit të vlerësimit të kërcënimeve dhe rreziqeve mjedisore, me qëllim krijimin e një qasjeje më të koordinuar dhe mundësimin e veprimeve më të synuara dhe efektive të zbatimit të ligjit.

Gjatë takimit u diskutua për nevojën e bashkërendimit të mëtejshëm ndërmjet organeve ligjzbatuese dhe IKMT-së, në përmbushje të detyrave institucionale për mbrojtjen e mjedisit, territorit dhe pyjeve.

Vëmendje iu kushtua identifikimit të rreziqeve dhe përcaktimit të prioriteteve në nivel rajonal, si një bazë për ndërhyrje më efikase dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit mjedisor.

Bashkëpunimi me ekspertizën e EU4LawEnforcement synon të mbështesë një qasje të përbashkët ndërinstitucionale ndaj sfidave mjedisore dhe rritjen e efektivitetit të veprimeve për mbrojtjen e territorit dhe pasurive natyrore.

1 nga 3

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›