E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT kontrolle në zonat pyjore, dy raste të ndëshkuara në Pogradec dhe Himarë

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Të gjitha akset rrugore që lidhin zonat pyjore me rrugët nacionale po i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të prerjes dhe transportit të paligjshëm të lëndës drusore.

Në kuadër të kontrolleve, në segmentin rrugor që lidh Pogradecin me Korçën, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) bllokoi një mjet, i cili u konstatua në flagrancë duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Ndërkohë, nga Drejtoria Rajonale e IKMT Vlorë, gjatë kontrolleve në territorin e Bashkisë Himarë, u konstatua një rast i prodhimit të qymyrit në një parcelë pyjore. Ndaj subjektit përgjegjës u ndërmorën masat ligjore administrative, ndërsa lënda drusore u bllokua.

Kontrollet synojnë mbrojtjen e fondit pyjor dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme në zonat pyjore.

1 nga 6

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›