IKMT liron hapësirat publike pranë stadiumit “Air Albania”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar të mërkurën në mbrëmje operacionin për lirimin e hapësirave publike. Mjete të IKMT, të shoqëruara nga forca të shumta të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë liruar hapësirat publike të zëna nga subjektet pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”.
Autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.
/rtsh.al/