E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT prish 3 furra gëlqereje në Krastë të Krujës, digjnin goma dhe mbetje plastike

Tre furra artizanale të gëlqeres ku digjeshin goma dhe mbetje plastike në Krastë të Krujës u shkatërruan nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Pas një ankese të mbërritur në institucion, u kryen verifikimet e nevojshme, u shëmben strukturat e furrave dhe rasti ju referua Policisë së Shtetit për identifikimin e kundravajtësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›