E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë sot në Tiranë për prishjen e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme.

Ky aksion është pjesë e projektit infrastrukturor të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që parashikon rishikimin e segmentit rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës, nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, pronarët e objektit janë trajtuar me shpronësim për interes publik, duke u kompensuar sipas procedurave ligjore.

Ky aksion është pjesë e planit më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës rrugore të Tiranës, me synim lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes së qytetit me zonat periferike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›