E Hënë, 2 Nëntor 2026

ILD masë disiplinore ndaj prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi, shpërndau informacione konfidenciale

Shpërndarja e informacioneve konfidenciale që cënojnë procesin hetimor nga Prokurorja e Korçës, Anjeza Kalanxhi, është bërë shkak që Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ta ndëshkojë këtë të fundit me masë disiplinore “vërejtje publike”.

Kalanxhi, gjatë një procesi ankimimi në ILD ndaj vendimmarrjes së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka shpërndarë informacione konfidenciale, ka dhënë informacion shoqëruar me mbi 20 akte pjesë të dosjes tek disa institucione brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë, si dhe ka nënshkruar shkresa pa pasur kompetencë.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›